Dhjetëra pronarë të kompanive private të autobusëve kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës. Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre të cilat i kanë drejtuar para mediave, pasi që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka shprehur gatishmëri t’i takoj.
Ismet Haliti, përfaqësues i Këshillit të linjave private, ka thënë se kompanitë private duhet të trajtohen të barabartë me atë të Trafikut Urban. Ata kanë protestuar mëngjesin e së hënës, me arsyetimin se komuna e Prishtinës i ka sjellë 21 autobusët e rinj pa paralajmërim, siç thonë ata, duke rënë ndesh me oraret që kanë pasur deri tani kompanitë private.

Ata ditë më parë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Muhedin Nushi, për të arritur një zgjidhje, por vetëm kanë marrë sqarime shtesë. Zyrtarë nga komuna e Prishtinës kanë thënë se nuk bien ndesh të gjitha oraret e “Trafikut Urban” me ato të linjës 7 dhe 3b.
Po ashtu kanë thënë se kompanitë private nuk mund të operojnë, përderisa primare është interesi publik. Edhe qytetarët e kanë mirëpritur ardhjen e 21 autobusëve urbanë, duke thënë se rritja e numrit të autobusëve ua lehtëson qarkullimin atyre.

Komuna e Prishtinës është furnizuar me 30 autobusë të rinj urbanë në vitin 2017, derisa tani ka në funksion 51 autobusë urbanë. Njëzetenjë autobusët e rinj urbanë kanë nisur të qarkullojnë në disa linja të reja.
Risi është linja e Kalabrisë, që fillon te kompania “Pastrimi” dhe kalon në disa rrugë të Kalabrisë, përfshirë rrugën te Stacioni dhe “Banesat e Arabëve”. Po ashtu linjës 3 i shtohet edhe një sub-linjë që kalon te “Princi i Arbërit” dhe përshkon edhe rrugën “Muharrem Fejza”.

Përmes autobusëve të rinj, do të ketë qarkullim edhe deri në fshatrat e Gollakut dhe në Keqekollë. Por, për autobusët e rinj janë ankuar kompanitë private që qarkullojnë në linjën 7 dhe 3b.
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...