Më shumë se 8 milionë euro është vlera e dëmeve të shkaktuara në tokat bujqësore gjatë këtij viti.
Një pjesë e madhe e dëmeve është shkaktuar si pasojë e breshrit.
E për t’u mbrojtur nga breshëri deri në vitet ‘90, bujku Liman Haxhaj tregon se përdorej pajisja “Topi i Stallovës”, i cili shpërndante retë që sillnin breshrin, raporton KTV.
Në fshatin e tij, Stanoc, tregon se tokat mbroheshin nga dy pika.
E në mungesë të “Topit të Stallovës”, tash çdo vit përballet nga dëmet nga breshri, prej të cilit s’ka si të mbrohet.
Komunat më të prekura nga breshri këtë vit ishin Rahoveci, Ferizaj, Shtimja, Peja e Gjakova.
Për këtë arsye Shoqata e Bujqve të Kosovës, kishte kërkuar prej vitesh të bëhej shpërndarja e reve.
Sipas Tahir Tahirit, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Kosovës përdorimi i kësaj metode tash do të ishte edhe më i sigurt për shkak të avancimit të teknologjisë.
Në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë dhënë përgjigje për arsyen e mosrifunksionalizimit të kësaj metode.
“Këtë vit shuma e dëmeve nga reshjet atmosferike arrin në mbi 8 milionë euro, ndërsa vitin e shkuar ishte mbi 15 milionë euro. Kulturat që kanë pësuar më së shumti dëme nga breshëri janë gruri, pemët, vreshtat dhe perimet. MBPZHR-ja këtë vit nuk posedon buxhet të veçantë për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, por për këtë tashmë është nxjerrë Vendimi i Qeverisë Nr.01/58, datë: 24.07.2018 për kompensimin e menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Por, Qeveria nëpërmjet këtij vendimi ka krijuar grupin punues, i cili do të vlerësojë dëmet, ndërsa nuk është përcaktuar shuma që mund të ndahet.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...