Një aksident trafiku ka ndodhur në natën e së dielës, në Prishtinë.
Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në rrugën “Kosta Novakoviq”, pranë ish-ndërtesës së Rilindjes, ku ndodhen aktualisht disa ministri qeveritare.
Si rezultat i aksidentit, një grua ka mbetur e lënduar, ka bërë të ditur një dëshmitar për Gazetën Express.
Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë trajtim mjekësor të lënduarës, që ndodhej në njërën nga veturat.
Gazeta Express ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet të ketë dalë menjëherë edhe Policia.
Nga pamjet shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të vogla.



Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/dy-vetura-ndeshen-ne-prishtine-nje-grua-peson-lendim-583109/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...