Javë më parë ai i dha fund fejesës me kolegen e tij, Mimoza Shkodrën.Por, duket se indirekt, një tjetër lajm jo i mirë mund t’i ketë rënë kokës, këngëtarit Seldi Qalliu. Një tjetër ish e fejuar, më në fund ka zyrtarizuar lidhjen me dikë tjetër.
Pas viteve në lidhje, ndarje, e ribashkime, vajza e deputetit Milaim Zeka, dashuria shumëvjeçare e Seldit, Dafina Zeka ka zbuluar se nuk është më beqare dhe si rrjedhojë, ka nisur një kapitull komplet të ri. Bukuroshja me banim në Stokholm të Suedisë po shijon romancën me një shtetas suedez.
Lidhja mes tyre është aq e fortë saqë siç mëson Prive.al, Dafina e ka sjellur të dashuri disa herë edhe në Kosovë përgjatë muajve të fundit.S’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë më të mirat çiftit i cili duket për mrekulli. Ndërsa vetëm muaj më parë, çifti Mimoza dhe Seldi folën për fejesën, e gjithçka rreth tyre, duke menduar dhe një hap më tutje, për martesën, por që çdo gjë përfundoi.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë