Që nga muaji maj, kur kanë nisur punimet për zgjerimin e segmentit rrugor në dalje të Prishtinës, në magjistralen që lidh Prishtinën me Gjilanin, ende nuk kanë përfunduar.
Projekti i Ministrisë së Infrastrukturës për asfaltimin e këtij segmenti ishte paraparë të përfundonte në afat prej 55 ditësh, raporton KTV.
Por, pasi s’ishte arritur ky afat, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, pat thënë më 23 gusht se i gjithë projekti do të përfundojë për 40 ditë.
Por, as ky afat s’u arrit. Kadriu arsyetohet se në implementimin e këtij projekti hasën në shumë vështirësi, por tash thekson se janë në fazën e fundit.
Sipas tij, pavarësisht se patën vështirësi në komunikim mes KEDS-it dhe Ujësjellësit Rajonal Prishtina, këto dy të fundit janë në përfundim të infrastrukturës nëntokësore.
Megjithatë, janë qytetarët ata të cilët po kanë më së shumti vështirësi në qarkullim, nga kolonat dhe tollovitë që po shkaktohen nga zvarritja e punimeve.
Asfaltimi i segmentit në gjatësi prej 600 metrash i magjistrales Prishtinë- Gjilan i ka kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës rreth 795 mijë euro.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...