Italia do të mbyllë aeroportet e saj për aeroplanët që do të sjellin emigrantë nga Gjermania pa lejen e saj, deklaroi sot ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini, duke e rënduar një mosmarrëveshje midis partnerëve të BE mbi alokimin e përgjegjësisë për azilkërkuesit.
E përditshmja italiane “Republika” shkruan sot se agjencia gjermane për refugjatë u dërgoi “dhjetëra letra” emigrantëve, duke i këshilluar të ktheheshin në Itali, dhe transferimi i parë i tillë është planifikuar për 9 tetor.
“Nëse disa në Berlin ose në Bruksel mendojnë se dhjetëra migrantë do të sillen përmes fluturimeve të paligjshme, ata duhet të dinë se nuk ka dhe nuk do të jetë asnjë aeroport të disponueshëm,” tha Salvini, transmeton Reuters.
Italia dhe Gjermania po punojnë në një marrëveshjes sipas të cilës Gjermania do t’i kthejë emigrantët në Itali, të cilët tashmë kishin aplikuar për azil në atë vend, por kjo marrëveshje ende nuk është nënshkruar.
Në fakt, Roma zyrtare kërkon një modifikim të Marrëveshjes së Dublinit për të vendosur shpërndarjen automatike të azilkërkuesve në të gjithë BE-në, në vend që t’u kërkojë emigrantëve të qëndrojnë në vendin e parë në të cilin kanë hyrë në Union, siç është tani.
Po ashtu kërkohet ndryshimi i mandatit të misionit “Sofja”, sipas të cilit të gjithë migrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe duhet të dërgohen në Itali.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...