Në shkollën fillore “Faik Konica në Prishtinë, së fundmi është investuar nga Ambasada Japoneze. Megjithatë ka nevojë akoma që të plotësohen kushtet e nxënësve. E për këtë ka prindër që po kujdesen që të fitojnë donacione për t’ia siguruar shkollës perdet dhe kamerat e sigurisë. Kjo gjë po cilësohet krejtësisht normale nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Jonuz Salihaj.
Këta nxënës po vijojnë mësimin në shkollën “Faik Konica”, në të cilën sapo ka investuar ambasada japoneze.
E megjithatë, për t’iu plotësuar të gjitha kushtet, ka akoma nevojë për të tilla.
Iniciativa po merren edhe nga prindërit.
Këtë radhë që dritaret të mbulohen nga perdet, e shkolla të përcjellët nga kamerat, një prind po kujdeset që të fitojnë një donacion.
Ai thotë se lajmi që prindërit do të paguajnë këtë investim, është i pavërtetë.
Sipas Gashit, prindërit edhe më parë kanë bashkëpunuar.
Në bankat e klasave të kësaj shkolle, ulen mesatarja 30 nxënës në klasë.
E se bashkëpunimi me prindër është gjë është krejtësisht normale tha Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj.
Madje sipas tij mentaliteti se në shkolla publike çdo investim duhet të vijë nga shteti, është mentalitet i vjetër.
Është krejtësisht normale që Këshilli i Prindërve të interesohet për kushtet e fëmijëve dhe kjo ndodhë në të gjitha vendet e botës. Ne kemi bërë investime të mëdha në atë shkollë por nuk kemi kurrgjë kundër që prindërit të vazhdojnë me punë vullnetare dhe me kontribute financiare të investojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Unë kam bashkëpunim të ngushtë me këta Këshilla dhe i inkurajojë që të vazhdojnë me një qasje të tillë që motivon nxënësit dhe i vetëdijëson ata që ta ruajnë pasurinë e shkollë.
Ndryshe është raportuar se prindërit Në Shkollën Fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, fëmijët e klasës së parë, pas 2 jave që nisën procesin mësimor u obliguan të dërgojnë nga 10-të euro për ndërrimin e perdeve.
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...