Sami Kastrati, drejtor i Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) ka konfirmuar se kanë marrë informacione në lidhje me aksidentin e autobusëve me maturantë të Gjilanit në Shqipëri përmes Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Kastrati ka treguar se dy nxënës kanë mbetur të lënduar si pasojë aksidentit zinxhiror që ka ndodhur në Shqipëri.
“MPJ ka konfirmuar nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri me autoritetet e shtetit pritës se tre autobus kanë qenë të përfshirë në aksidentin zinxhiror, që ka ndodhur dje, nga i cili kanë marrë lëndime të lehta dy prej udhëtarëve-nxënësve”, ka thënë Sami Kastrati.
Më tej Kastrati ka thënë se të lënduarit më pas janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe pas dhënies së ndihmës së parë dhe një kohe rehabilitimi janë liruar, shkruan kallxo.com.
“Sipas informacioneve të MPJ-së me rastin tash janë duke u marrë autoritetet përgjegjëse për të ndriçuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, tha Kastrati.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...