Deri në vitin 2008 ndaj ndërmarrjeve publike në Gjykatat e Kosovës janë regjistruar gjithsej 8.155 lëndë, nga të cilat kërkohen mbi 22 milionë euro.
Sipas të dhënave të siguruara nga portali Arbresh.info, prinë Korporata Energjetike e Kosovës ndaj të cilës janë gjithsej 5.337 lëndë të regjistruara në gjykata, ku shuma e kërkuar nga KEK-u arrin vlerën 19,197,375.66 euro. Ujësjellësi Rajonal ka gjithsej 1.545 lëndë, Termokosi ka 415 lëndë, Dogana e Kosovës ka 66 lëndë.
Për më shumë shih listën e renditur më poshtë të 21 ndërmarrjeve të cilat kanë gjithsej 8.155 lëndë të regjistruara në Gjykatat e Kosovës dhe shuma totale e kërkuar arrin vlerën e 22,033,516 eurove.
Lëndët e regjistruara deri më 31.12.2008 në Gjykata:
Korporata Energjetike e Kosovës – 5.337 raste , shuma e kërkuar 19,197,375.66 Euro
Ujësjellësi Rajonal – 1.545 raste, shuma e kërkuar 497,173.25 Euro
Termokos – 415, shuma e kërkuar- 223,265.39 Euro
NPK TREGU- Prishtinë – 213 – shuma e kërkuar 149,942.88 Euro
Kompania Hidroregjioni Jugor- Prizren -193 raste, shuma e kërkuar- 96,214.66 Euro
Ndërmarrja Hidroekonomike “Istog” 84 raste, shuma e kërkuar 6,341.96 Euro
KMK Ambienti- Pejë, 74 raste, shuma e kërkuar 21,191.91 Euro
KRM ‘ EKO-Regjioni’- Prizren , 67 raste, shuma e kërkuar 25,530.25 Euro
Dogana e Kosovës, 66 raste, shuma e kërkuar 1,603,257.01 Euro
Hekurudhat e Kosovës, 47 raste, shuma e kërkuar 174, 658.17 Euro
Ndërmarrja Hidroekonomike “Limi i Bardh”- Deçan, 26 raste, shuma e kërkuar 1.940.00 Euro
KRM Higjena –Gjilan, 23 raste 9,588.41 Euro
KRU ‘Drini i Bardhë’- Gjakovë, 19 raste, shuma e kërkuar, 804.00 Euro
NKP Higjiena-Teknika, Prishtinë , 16 raste, 5,200.55 Euro
NKP Higjiena- Prizren 10 raste, shuma e kërkuar 9,701.53 Euro
KRUK Bifurkacioni- Ferizaj 8 raste, shuma e kërkuar 3,902.54 Euro
KRM Uniteti- Prishtinë, 7 raste, shuma e kërkuar 1,048.18 Euro
KRM Qabrati- Gjakovë , 2 raste, shuma e kërkuar 2,981.29 euro
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi- Gjakovë 1 rast, 2,053.98 Euro
KRM Pastrimi- Prishtinë , 1 rast, shuma e kërkuar 1,152.58 Euro
Ujësjellësi Rajonal Hidrodrini- Pejë 1 rast, 191.54 Euro /Arbresh.info
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun