Ballkani Perëndimor e mundi BE-në (Foto)

01:00 | 27 Gusht 2015
M. A.

Ndeshja miqësore e futbollit në mes politikanëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian, ka përfunduar me fitoren e ekipit “BE e ardhme”, ku bënin pjesë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku.

Në ndeshje pjesëmarrës ishte edhe Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku i cili ka shënuar dy gola.

Dy golat e para janë shënuar nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe një nga ministri kosovar Bekim Çollaku.

be  ballkani

Ministri për Integrim Evropian i Kosovës, Bekim Çollaku, që në ndeshjen mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit ka mbajtur numrin 9, ka treguar se në Vjenë po luhet një ndeshje interesante futbolli.
“Nga njëra anë janë përfaqësues të lartë politikë të shteteve anëtare të tanishme të Bashkimit Evropian dhe nga ana tjetër jemi ne, përfaqësues nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor apo anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Kjo lojë futbolli është pjesë jozyrtare e samitit të Vjenës, pjesa formale e të cilit mbahet nesër”, ka thënë Çollaku në profilin e tij në Facebbok, ku ka postuar edhe këto fotografi.

“Në këtë samit që rrjedhë nga procesi i Berlinit, do të konkretizohen edhe më tej projekte të përbashkëta që kanë për qëllim përforcimin e bashkëpunimit rajonal, ndërlidhshmërinë, shtyrjen e zhvillimit të përbashkët ekonomik si dhe përshpejtimin e agjendës së integrimit evropian”, ka thënë Çollaku.

Sipas ministrit kosovar, gjithsesi “kjo ndeshje ishte një aktivitet simbolik që ndihmon atmosferën bashkëpunuese ndër pjesëmarrësit e këtij samiti, dhe që përmban edhe disa mësime për punën e përbashkët edhe jashtë fushës së gjelbër”.

Pos tij, “Kosovën në këtë ndeshje e ka përfaqësuar edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi”. Ai për ndeshjen thënë se do të shërbejë për të kuptuar se “Evropa ka nevojë për këmbë të reja”!\

thaci futboll

Shpërndaje në rrjete sociale