Nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti po e quan kulm të të këqijave që i kanë ndodhur Kosovës prej pas lufte.
Kjo gjendje e shtetit 16 vite pas, për Ahmetin është shenjë e paaftësisë, korrupsionit dhe servilizmit.
Ai, përmes një publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, thotë se më nuk duhet të durohen ky degradim i shtetit.
“Me arrit në këtë gjendje të shtetit 16 vite pas 1999 është shenjë e paaftësisë, korrupsionit, servilizmit e shumë e shumë të këqijave që na kanë sjellë disa individë. Pasurimi i familjeve të tyre na e ka sjellë edhe asociacionin brenda Kosovës. Nuk kemi nevojë ti durojmë pasurimin e tyre e as degradimin e shtetit më. Boll ma!”, shkruan Ahmeti në Facebook./arbresh.info
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare