Lëvizja Vetëvendosje kundërshton fuqishëm marrëveshjen e arritur mbrëmë në Beograd për Asociacionin e komunave më shumicë serbe.
Në një konferencë të thirrur për media Kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri theksoi se ky asociacion nënkupton fundin e Republikës së Kosovës, ky asociacion sipas tij do të jetë kushti kryesorë i cili do të kushtëzoj çdo veprim brenda Kosovës dhe do të ndërhyj drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, transmeton arbresh.info
“ Isa Mustafa nuk mund të jete më kryeministër nëse ai nuk jep dorëheqje, duhet të dorëhiqet e gjithë qeveria”, ka thënë Ymeri.
Ndërsa nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se është momenti i duhur për të rrëzuar qeverinë sepse sipas tij, nëse populli i Kosovës nuk ndërmerr diçka këtë herë, nuk do të ketë marrëveshje tjetër më të dëmshme për Kosovën.
“Kjo çka ka nënshkruar Isa Mustafa është skandaloze dhe është një tradhti qe i ka bërë popullit të Kosovës. Ne si Vetëvendosje i bëjmë thirrje popullit që të jetë i gatshëm që të zgjedhim çfarëdo mjeti për me ndal krijimin e këtij asociacioni”, ka thënë Konjufca.
Konjufca tha se Vetëvendosje do ta kundërshtojë këtë krijim të asociacionit duke filluar nga iniciativat parlamentare se bashku me partitë tjera opozitare e deri tek demonstratat masive./arbresh.info
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare