Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka dalë me një njoftim në të cilin uron shtetet e Serbisë dhe Kosovës dhe delegacionet e tyre për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme mbrëmë, gjatë bisedimeve të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në letër gjithashtu vlerësohet lartë roli i Mogherini dhe ekipit të saj.
“Marrëveshja e përmbyllura mbi energjinë, telekomin, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe ajo për lirinë e lëvizjes/ura e Mitrovicës, do të përmirësojnë jetën e njerëzve në të dy shtetet”, thuhet në njoftimin e DASH.
Më tej theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë të dy qeveritë për progresin e arritur në përmbushjen e zotimeve të bëra në Marrëveshjen e Brukselit dhe në aranzhimet e tjera të dialogut, duke lëvizur kështu të dy shtetet drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe duke përshpejtuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së.
Në fund, SHBA përgëzon të dy shtetet për përkushtimin e tyre ndaj këtij procesi dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështes fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë
Barazhi i Superligës, të shtunën në Drenas
Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drej...
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës