Një vit pas takimit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor sot takohen sot në Samitin e Vjenës, ku gjatë dy ditëve do t’i paraqesin përfaqësuesve të Bashkimit Evropian projekte konkrete për zhvillim e rajonit. Por kriza e fundit e emigranteve duket se do të eklipsojë çdo projekt e do të mbizotërojë bisedimet në Vjenë.
Mediat gjermane gjatë këtyre ditëve kanë raportuar se kancelarja Angela Merkel do të kërkojë nga shefat e qeverive të rajonit të shpjegojnë arsyet pse mijëra qytetare po largohen nga vendet e tyre drejt BE-së, e veçanërisht drejt Gjermanisë, duke këmbëngulur në zgjidhjen e problematikes që shtyn popullsinë të largohet. Por përtej çështjes se azilkërkuesve, në dy ditët e samitit, liderët e Ballkanit do të kërkojnë ndihmën e BE-së për projekte konkrete në infrastrukture, ku projekti më i rëndësishëm është autostrada Nish-Prishtinë-Durrës. Gjatë këtij samiti është thënë se pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi, e cila po kundërshtohet ashpër nga opozita dhe qytetarët e asaj pjese, të cilët thonë se një pjesë e territorit të Kosovës po mbetet me Malin e Zi.
Në 26 gusht në orën 13.00 tema e parë që do të diskutohet mes ministrave të jashtëm do të jenë, “Mosmarrëveshjet dypalëshe në Ballkanin Perëndimor”. Ndërkohë që në mbrëmje do të luhet ndeshja mes dy ekipeve, që simbolikisht kanë marrë emrin Bashkimi Evropian dhe bashkimi i ardhshëm evropian, pjesë e të cilit do të jenë politikanet e rajonit.
Mëngjesin e 27 gushtit do të diskutohen projektet në infrastrukture si dhe çështje të tjera, ndërkohë që samiti do të mbyllë punimet me një konferencë të përbashkët për shtyp të kancelares Merkel, përfaqësues së lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.
Ndërkohë, mësohet se në këtë samit Shqipëria do të kërkojë mbështetje në katër fusha kryesore; në infrastrukturën rrugore, në projekte për procesin e infrastrukturës energjetike, kapitalet njerëzore, arsimimi dhe edukimi, si dhe në turizëm.
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bus hati në prag të mbajtjes së këtij samiti ka thënë se pritet që në Tiranë të jetë selia e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku do të synohet përfshija e gjithë vendeve të rajonit në këtë fond me qëllim dhënien e ndihmës në hartimin dhe në financimin e projekteve.
Në Samitin e Vjenës pritet të miratohet platforma për të inkurajuar dhe mbështetur mobilitetin e të rinjve, programet e shkëmbimit dhe të trajnimeve profesionale, duke përfshirë forcimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale në fusha si siguria energjetike, transporti, infrastruktura dhe turizmi.
Ministri Bushati ka nënvizuar faktin seShqipëria do të kërkojë një përqendrim të përpjekjeve të BE-së drejt një strategjie te re të ndërlidhjes energjetike të rajonit.
Agjenda e diskutimeve në Samitin e Vjenës
Toney, Elijonës: Nuk dua të bëj lojë me ty
Gjiganti francez e do Rrahmanin, kjo është oferta
Ragip Xhaka dorëhiqet nga kreu i degës së PDK-së në Zvicër: ...
Mbi 45% të numëruara, kaq vota kanë marrë liderët e partive ...
DnV: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, në përputhje me standardet de...
Rasti tragjik në Pejë, Prokurorja e Krimeve të Rënda drejt v...