Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka postuar një foto nga New Yorku së bashku me zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli që njëherit është edhe ministër i Punëve të Jashtme ku thotë se janë duke punuar për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se në ditët në vijim do të ketë shumë takime me përfaqësues botërorë.
“Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, duke punuar në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Në ditët në vijim do të zhvillojmë shumë takime me përfaqësues botërorë për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin bilateral, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.
Pjesë e kësaj vizite është edhe Zonja e Parë, Lumnije Thaçi e cila pritet të takohet me Melania Trump, Zonja e Parë e ShBA-së.
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...