Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui beson se Cristiano Ronaldo nuk do të ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Valencias në rast se do të shfrytëzohej teknologjia VAR.
Fitorja 2 me 0 e Juves në Valencia në kuadër të Ligës së Kampionëve ishte prishur me largimin befasues të Ronaldos nga fusha pasi superylli ia ngrehu flokët mbrojtësit Jeison Murillo dhe Lopetegui, i cili do ta drejtonte bartësin e fanellës me numër shtatë në rast se ai nuk do të largohej nga Madridi gjatë verë, iu bashkua kritikave, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e kam parë mirë, por të gjithë më kanë thënë se nuk ishte”, ka thënë Lopetegui në një konferencë për media.
“Nganjëherë këto gabime ndodhin, por VAR-i të ndihmon që ato të mos ndodhin. Nëse nuk do të ishte siç dukej… por nuk varet nga unë që të flas për këto gjëra”
Real Madridi siguroi gjithashtu tri pikët e para në faza të grupeve duke mposhtur me rezultat të thellë 3 me 0 skuadrën e AS Romas./arbresh.info/
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit