Kryeministri Zoran Zaev nesër do të udhëtojë për vizitë zyrtare në SHBA.
Sipas njoftimit të qeverisë ai do të takohet me nënpresidentin amerikan Mike Pence.
“Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit amerikan Pence, ndërsa do të flitet për përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, thonë nga qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vizita e Zoran Zaevit në Uashington vjen pas vizitave të sekretarit amerikan për Mbrojtje James Mattis dhe ndihmës sekretarit shtetëror Wess Mitchell në Maqedoni. Gjatë qëndrimit të tyre zyrtar në Shkup, Mattis dhe Mitchell dhanë mbështetje për referendumin e 30 shtatorit./
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar