Liverpooli ka mposhtur me rezultat të ngushtë 3 me 2 kampionin francez Paris Saint Germain.
“Redsat” kanë regjistruar tri pikë pas fitores së siguruar mbrëmjen e sotme (e martë) në takimin kundër gjigantit evropian në kuadër të xhiros së parë në fazat grupore të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Jurgen Klopp shënoi dy gola të shpejta për gjashtë minuta brenda fraksionit të parë. Daniel Sturridge shënoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 30′, ndërsa James Milner dyfishoi shifrat për 2 me 0 pasi tregua i saktë nga goditja nga pika e bardhë (36′).
Mirëpo, skuadra Thomas Tuchel arriti të ngushtoj disavantazhin pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë duke realizuar për 2 me 1 përmes Thomas Meunier.
Kylian Mbappe barazoi gjithçka në minutën e 83′ pas një aksioni të shpejtë i zhvilluar i gjithi nga Neymar, por shpresat e tyre për një barazim pësuan një goditje në sekondat e fundit të ndeshjes.
Roberto Firmino me një gol të bukur në minutën e dytë të kohës shtesë i siguroi tri pikë të plota në Grupin C gjigantit anglez.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në fushë në minutën e 85′ si një zëvendësues i superyllit Mohamed Salah duke luajtur vetëm tetë minuta.
Liverpooli është i lider i Grupit C me tri pikë, dy më shumë se Napoli dhe Red Star Belgrade./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...