Një avion ushtarak rus që barte 14 ushtarë është rrëzuar aksidentalisht nga Siria, pasi që avionët izraelitë po sulmonin objektiva të Assadit, pretendon një zyrtar amerikan.
Il-20 u zhduk nga radari 22 milje nga bregu sa ishte duke u kthyer në bazën Hmeimim të Rusisë në afërsi të Latakias, transmeton portali arbresh.info.
Fati i personelit ushtarak ende nuk dihet, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Kurse kërkimet për avion janë duke vazhduar.
Sipas një burimi të agjencisë së lajmeve Interfax avioni luftarak rus mund të jetë zhytur në Detin Mesdhe si rezultat i një incidenti kritik të paparashikuar në ajër.
Por një zyrtar amerikan me dijeni të incidentit tha për CNN se avioni patrullues u qëllua pa dashje nga armët anti-ajrore të regjimit sirian./Arbresh.info/
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...