Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Normal Mattis, ka mbërritur në Shkup, ku ka filluar takimin me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Mattis është pritur në mënyrë solemne nga kryeministri Zaev në pllajën para Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa në Aeroportin e Shkupit delegacioni i SHBA-ve i kryesuar nga Mattis u prit nga ministrja Shekerinska.
Pas takimit në ndërtesën e Qeverisë, Mattis, Zaev dhe Shekerinska do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.
Mattis, paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do të vizitojë Maqedoninë për të shprehë mbështetje të qartë për referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit, por edhe shqetësimin për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.
Ai ka dënuar përpjekjet e Rusisë duke përdorur paratë dhe ndikimin e saj për të forcuar palën opozitare ndaj referendumit në Maqedoni, që hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO, një veprim që Moska e kundërshton.
Sekretari amerikan u tha gazetarëve që udhëtonin me të për në Shkup se nuk ka “kurrfarë dyshimi” se Moska financon grupe pro-ruse me qëllim që referendumi për ndryshimin e emrit, i cili duhet të mbahet nga fundi i muajit, të mos ketë sukses.
Ndryshe, për herë të parë në 14 vitet e fundit një sekretar amerikan i Mbrojtjes ndodhet për vizitë në Maqedoni.
Më 30 shtator, qytetarët e Maqedonisë do të prononcohen në referendumin që është pjesë e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe që paraqet kushtin kryesor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE).
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...