Athletic Bilbao dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Xhiroja e katërt në kuadër të La Ligas vendos përball njëra-tjetrës dy skuadrat që nuk janë dëbuar asnjëherë nga kampionati kryesor i Spanjës, shkruan portali arbresh.info.
Real Madridi ka një shans të shkëlqyer për të siguruar fitoren e katër radhazi nga katër ndeshjet e zhvilluara deri tani këtë sezon.
Sidoqoftë, Athletic Bilbao do të jetë një rival mjaftë i vështirë për skuadrën nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit për shkak se ata vazhdojnë të jenë të pamposhtur këtë sezon.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Athletic Bilbao: Unai Simon, I.Martinez, Yeray, Benat, Williams, Muniain, Yuri B., Susaeta, Dani Garcia, De Marcos, Raul Garcia.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Ceballos, Kroos, Modric; Bale, Benzema, Asensio.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV