Një grup demonstruesish u mblodhën para ndërtesës së ambasadës së Iranit në kryeqytetin e Francës, Paris, dhe më pas kryen një sulm, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Një grup prej 15 anëtarëve të organizatës terroriste separatiste Komela (Partia Revolucionare Punëtore e Kurdistanit) mbrëmë ka kryer sulm ndaj ndërtesës së ambasadës tonë në Paris”, njoftoi televizioni shtetëror i Iranit.
Po ashtu theksohet se protestuesit kanë thyer xhamat e ndërtesës së ambasadës, dhe kanë shkruar muret, me çka i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ambasadës.
Televizioni i Iranit potencon se policia franceze ishte në njohuri nga më herët për mbajtjen e protesetës, por përkundër kësaj ata nuk kanë ndërmarrë kurfarë masa të sigurisë.
Komela, e cila nga Irani konsiderohet si organizatë terroriste, në fillim të muajit ekzekutoi me varje 3 pjesëtarë të kësaj lëvizjeje. Të njëjtën ditë Irani kreu sulm me raketa ndaj kampit të Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian (IKDP) në Erbil, ku u vranë të paktën 16 pjesëtarë të IKDP-së dhe 40 të tjerë u plagosën.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë