Para ndeshjes së Juventusit kundër Sassuolos të nesërmen, trajneri Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp rreth Cristiano Ronaldos duke iu adresuar gjithashtu mungesës së golave nga superylli si dhe duke shtuar gjithashtu se portugezi është më i mirë se dy lojtarët e tjerë në garën për çmimin më të mirë të këtij viti.
“Ronaldo duhet ta fitoj [çmimin Lojtari i Vitit] për atë që ka bërë vitin e kaluar, pa hequr asgjë nga Modric apo Salah, Ronaldo e meriton çmimin për atë që ka bërë”, tha fillimisht Allgeri, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk pres diçka më pak ose më shumë nga ajo që ka bërë në tri ndeshjet e para, të gjithë ishin duke pritur për të dhe ai asistoi te Mandzukic që shënoi, gjë që është e çuditshme për mua, nesër mendoj se Ronaldo do të shënojë”

“Janë thjeshtë karakteristikat e lojtarëve në pyetje: nëse ne luajmë me Mandzukicin, Dybalan dhe Ronaldon kur ne kemi topin, nëse ne nuk e kemi atë ne duhet të reagojmë të gjithë. Me karakteristikat e tyre, të tre mund të okupojnë zona në fushë me shumë çrregullime. Ne duhet të gjejmë një baraspeshë kur ne nuk kemi topin, ne tashmë kemi shënuar tri gola dhe kjo nuk është keq, ne kemi pasur shumë goditje në portë”
Takimi mes Juventusit dhe Sassuolos zhvillohet nesër nga ora 15:00./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit