Policia rrugore ka ushtruar kontroll në rrugën interurbane Tiranë – Durrës, gjatë natës së të premtes deri të shtunën në mëngjes.
Një i ri nga Tirana, 34 vjeç, u kap duke qarkulluar me 193 Km/orë. “E papranueshme kjo shpejtësi skëterrë” u shprehën nga Policia Rrugore.
“Për 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste te shpejtësi tej normave te lejuara që varionin nga 151 km/h deri ne 193 km/orë. 21 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por shkuan shëndoshe pranë familje por pa patente. Por keta drejtues mjetesh me mbi dy here me shume shpejtësi se sa lejon tabela rrezikonin te shkonte patenta pa ata ne familje.”
Drejtues mjetesh, bëri thirrje Policia në rrjetet sociale: Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.
Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë.”
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/329913837779087/?t=0
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...