IPhone XS Max tani është lansuar zyrtarisht, dhe ne kemi parë tashmë të gjitha detajet, pamë edhe misionin e Apple mbi pajisjen dhe kemi idenë tonë të parë mbi telefonat e ri të kompanisë.
Hapi tjetër i madh strategjik i Samsung janë Galaxy S10 dhe Galaxy S10 +; dy telefona që do të lansohen brenda qerekut të parë të 2019.
Si zakonisht, ne presim disa përditësime mjaft të rëndësishme për dizajnin, specifikat dhe performancën e përgjithshme të pajisjeve.
Por një fushë që Samsung po e merr me shumë seriozitet është kamera
Sidoqoftë, ky konfigurim i kamerës me pesë sensor do të rezervohet për Samsung Galaxy S10 +, ndërsa pajisjet e tjera – Galaxy S10, për shembull – do të kenë sensorë të dyfishtë në anën e pasme dhe një sensorë me kënd të gjerë në pjesën e përparme.
Techno Buffalo deklaron se Samsung do të ndjekë hapin e Apple dhe do të lansoj një trio të telefonave Galaxy S10 në Q1 2019.
“Të tri pajisjet pritet të shfaqin një lente me kënd të gjerë 12MP (FOV 78-shkallë) dhe një lente me kënd të gjerë 16MP (FOV 123-shkallë). Galaxy S10 Plus do të jetë modeli i vetëm që do të shfaqë një lente telefoto të tretë 13MP (45-FOV). Ashtu si Galaxy S9, të tre modelet Galaxy S10 do të mbështesin teknologjinë e hapjes së dyfishtë të Samsung (f / 1.5 dhe f / 2.4). ” pohon burimi i TB, përcjell Telegrafi.
Samsung Galaxy S10, çfarëdo që të ndodhë, do të ketë një konkurrencë mjaft të ashpër. IPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR kanë të njëjtin procesor – dhe është njëri ndër prej më të mirëve në treg.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...