Presidenti francez Emmanuel Macron, të cilin shumë veta e konsiderojnë si udhëheqës i të pasurve, prezantoi sot planin 8 miliardë euro për luftë kundër varfërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nuk dua një plan me të cilin do t’i ndihmojmë të varfrit të jetojnë një varfëri më të mirë. Dua që t’iu japim një zgjidhje dhe mundësi që të mos jenë më të varfër”, ka thënë sot Macron.
Plani fokusohet në arsimimin më të mirë të fëmijëve të varfër dhe ofrimin e ndihmës për personat e papunë për t’u gjetur punë dhe jo vetëm në ndihma financiare.
Masat parashikojnë vende në kopshte për t’iu mundësuar prindërve të kenë më shumë kohë për punë dhe edukim, sigurimin e ushqimit shkollor në vendbanimet e varfra dhe edukim të detyrueshëm të biznesit për ata nën moshën 18 vjeç që kanë ndërprerë shkollimin.
Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (INSEE) vlerëson se rreth 14 për qind e banorëve të Francës jetojnë nën kufirin e varfërisë.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s