Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëndrimi i subjektit të saj politik është që Kuvendi i Kosovës sa më parë të miratojë një rezolutë e cila do t’i përfshijë shtyllat e dialogut për fazën finale me Serbinë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se një ndër pikat e kësaj rezolute duhet të jetë reciprociteti i të drejtave si bazë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo që garantohet për pakicën serbe në Republikën e Kosovës të garantohet edhe për pakicën shqiptare në Republikën e Serbisë”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se Alternativa do të insistojë që të arrihet konsensusi kombëtar midis pozitës dhe opozitës për tri çështje: për mosndryshim të kufijve të Kosovës, për përcaktimin e objektivave të qarta në platformën e bisedimeve në Bruksel dhe për mandatimin e ekipit negociues në Bruksel.
Kusari-Lila ka thënë se të tri këto çështje duhet të ngrihen përmbi politikën ditore dhe përmbi pozicionet aktuale të partive politike.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...