Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se bashkimi i Luginës me Kosovën nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Shala ka thënë se rezoluta që mund të nxirret nga Kuvendi i Kosovës është vetëm qëndrim politik, që sipas tij do ta forconte pozicionin e Kosovës në dialog.
“Rezoluta është diçka politike. Vetëm e forcon pozicionin dialogues të Kosovës. Nuk do të sjell asnjë pengesë apo diçka tjetër”, ka thënë Shala.
Ai ka treguar se nëse Lugina i bashkohet Kosovës nuk do të ketë asnjë shkelje të kushtetutës..
“Bashkimi i Luginës nuk bie ndesh me kushtetutën e Kosovës. Nuk do të sjell asnjë telashe”, ka thënë Shala.
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...