Kryeministri Ramush Haradinaj, njëjtë sikurse edhe presidentit Hashim Thaçi, nuk e di se kur do të vizitojë Luginën e Preshevës.
Kreu i Qeverisë, tha se sa herë që kanë pasur interes për një çështje nuk ka pasur kufij, mirëpo është shprehur pesimist për një vizitë si kryeministër në qytetet me shumicë shqiptare në Serbi.
“Si Ramush Haradinaj ndoshta po, si kryeministër nuk e di. Kur na ka interesuar për neve nuk ka pas kufij. Unë do të ushtroj vetëm ato përgjegjësi që mi ushtron Kushtetuta”.
Haradinaj ka komentuar edhe dështimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilën pritej të miratohej propozimi i Qeverisë për përbërjen ekipit negociator të udhëhequr nga Fatmir Limaj për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
“Ne mendojmë që ecja përpara e Kosovës është tek konsensusi. Është një temë e rëndësishme dhe kemi interes në këtë temë”.
“Kemi propozuar zotëri Limajn që të kryesojë në delegacion politikë. Kemi pa kundërshtim nga Lista Serbe dhe opozita dhe të shohim se si do të shkojë”.
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...