Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë të koduar “JAD 2018” në Vlorë, ku ka vënë në pranga 3 shtetasit e mëposhtëm:
Bezhan Dervishaj, 25 vjeç dhe Blerim Dervishaj, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Poçem të Mallakastrës si dhe Laim Lelaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Policisë së Vlorës më datë 9.09.2018, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Bezhan Dervishaj dhe Laim Lelaj, si autorët e dyshuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin,”Range Rover” me targa AA 023 KR, u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabisi.
Për këtë ngjarje u arrestua në flagrancë edhe Blerim Dervishaj me akuzën: “Moskallëzim krimi”.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga nenet 283/2, 25 dhe 300 të Kodit Penal.
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...