Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Kosovë. Sipas Radio Televizionit Serb (RTS), ai është futur në Kosovë përmes pikës kufitare të Bërnjakut.
Ai në Zubin Potok, do të vizitojë Qendrën për Ekologji dhe Zhvillimin e Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq. Po ashtu, ai do të drejtohet kah liqeni i Gazivodës, prej ku edhe pritet të dërgoj mesazh për serbët që jetojnë në Kosovë.
Flamuri i Serbisë dhe tabelat janë gjithashtu të paraqitura në Leskovë, Leposaviq, Mitrovicë dhe Zubin Potok. Ato janë të vendosura gjatë gjithë rrugës nga Jarinje në Mitrovicë./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës