Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një ceremonie të promovimit për oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura Serbe, ka deklaruar se oficerët e ardhshëm vendosën të shërbejnë atdheun e tyre dhe të mbrojnë pavarësinë dhe lirinë e Serbisë përmes njohurive, aftësive dhe fuqisë së moralit dhe patriotizmit të tyre.
Ai këtë vizitë e ka bërë gjatë ditës së sotme, para se të nisej në udhëtimin e tij për në Kosovë, transmeton portali arbresh.info
“Të ruash vendin tënd është detyrë e rëndësishme”, ka thënë ai para ushtarëve.
“Ju duhet të ndiqni shembujt e të mëdhenjve tanë, të cilët gjatë kohërave të turbullta historike, udhëhoqën forcat tona pa pyetur për numrin e armikut. Ata e dinin që dashuria për liri dhe për atdheun serb është më e madhe sesa fuqitë e armikut”.
Vuçiq do të vijë për një vizitë dyditore në Kosovë, ku pritet të vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, një pikë e nxehtë për të dyja palët./Arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...