Indrit Pepa, 27 vjeçari i vrarë dje në mëngjes në Mamurras ishte kthyer nga Gjermania ku i ishte refuzuar azili. Policia e ka identifikuar por ende nuk e kapur autorin e krimit Azis Markola.
Sipas familjarëve, Indriti me vëllanë e autorit, Agronin kanë qenë shokë fëmijërie. Para 6 vitesh ata kanë debatuar në një lokal në Mamurras dhe më pas vëllezërit Markola e kanë rrahur Indrit Pepën. Konflikti rindizet një vit më pas, viktima (Indriti) plagos në këmbë Azis Markolën. Drama bëhet akoma më e rëndë kur familjarët tregojnë se para 3 vitesh Indriti emigron në Gjermani dhe atje kërkon azil pasi në Shqipëri ndihej i rrezikuar. Atje bëhet edhe baba i një vajze e cila sot është 3 vjece.
Por pas 1 vit e gjysëm qëndrim në Gjermani Indriti deportohet nga shteti gjerman me arsyetimin se Shqipëria është vend i sigurt dhe se atij nuk i rrezikohet seriozisht jeta. Vendimi ishte marrë bazuar në përgjigjet që shteti shqiptar i ka dërguar shtetit gjerman. Shteti ynë ndihmoi në refuzimin e azilit për Indritin, por jetën s’bëri asnjë përpjekje t’ia sigurojë, thonë familjarët të gjunjëzuar nga humbja e njeirut të tyre të dashur në moshë të re.
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...