British Airways njoftoi për një sulm të madh kundër të të dhënave, në të cilin hakerët vodhën informacione për rreth 380,000 kartela krediti të klientëve.
Kompania ajrore britanike njoftoi të premtën se sulmi, i cili ka zgjatur afro dy javë, nuk ka rrezikuar udhëtimet apo informacionet në pasaporta.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Alex Cruz, kërkoi falje për rrjedhjen e të dhënave dhe tha se kjo është shkelja më e keqe e sigurisë në kompani në 20 vjetët e fundit.
“Ne e marrim seriozisht mbrojtjen e të dhënave të klientëve tanë”, tha ai.
Sulmi nga hakerë të panjohur ka ndodhur në periudhën 21 gusht – 5 shtator, tha British Airways, duke i këshilluar konsumatorët që mendojnë se mund të kenë qenë të prekur, të kontaktojnë ofruesin e tyre të kartelave të kreditit dhe të ndjekin udhëzimet.
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...