Policia Rrugore do të mbikëqyrë trafikun rrugor në akset drejt dhe në qytetin e Elbasanit, aksin nga Tirana, si dhe shoqërimin e personaliteteve të larta shtetërore, ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe të Izraelit. Kontrolle në këto akse rrugore do të ketë edhe me radarë për matjen e shpejtësisë, apo kontrolle për të identifikuar drejtuesit e automjeteve që konsumojnë alkool.
Do bëhet bllokimi i disa segmenteve rrugore, të cilat janë bërë publike nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ndërsa në sheshin para stadiumit, do të lejohen të parkohen vetëm automjetet e pajisura me autorizimin përkatës nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Policia e Shtetit në vlerësim edhe të detyrimeve, që rrjedhin nga aktet ndërkombëtare është e vendosur dhe e gatshme të zhvillojë, të ofrojë dhe të bashkëpunojë me të gjitha agjencitë qeveritare dhe private, për një qasje të integruar për rendin, sigurinë dhe shërbimet, për të parandaluar akte dhune apo kriminale në stadium, për zbatimin e standardit për një mjedis të sigurt dhe mikpritës, por edhe për respektimin e ligjit, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, brenda dhe jashtë stadiumit “Elbasan Arena”, duke marrë parasysh praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë drejtim.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin lidhur me masat e sigurisë dhe disa kufizime për shkak të këtyre masave, kërkojmë bashkëpunim e tyre për realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar”
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
Pacolli uron të birin pas fitores së skuadrës së tij në Luga...