Një 27-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Mamurrasit.
Indrit Pepa 27 vjeç u qëllua me armë zjarri nga një person pranë xhamisë së qytetit rreth orës 04:30. 27-vjeçari mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.
Policia thotë se ka identifikuar autorin. Ai është 49-vjeçari Azis Markola nga Mamurrasi, raporton ABC News, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se viktima u ekzekutua për shkak të një konflikti të hershëm.
Njoftimi paraprak i policisë së Kurbinit:
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ABC News/
PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza ...
Trump synon që të heqë masat e reformës policore të administ...
Osmani për ngërçin politik: Jam e shqetësuar, por besoj që p...
Keller-Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarë
Ligji për KPK-në hyn në fuqi pas 15 ditësh, Haxhiu: Reforma ...
Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë