Lëkura e pjekur e pulës është një ndër pjesët më të shijshme për ata që preferojnë të kripurat. Por, nëse deri dje nuk e keni konsumuar prej kalorive të tepërta, tani është momenti ta konsumoni lehtësisht.
Hulumtimet që ka bërë shkolla për Shëndetin publik në Ohaio tregojnë se nuk ka asgjë të gabuar në konsumimin e lëkurës së pulës, pasi në të gjenden yndyrna të pangopura.
Këto të fundit janë të dobishme për organizmin tonë dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit të keq. Në lëkurën e pulës gjendet acidi oleik, i cili ka efekte pozitive për sëmundjet kardiovaskulare, inflamatore dhe autoimune. Studimi thotë se kthimi tek një dietë mesdhetare me yndyrna të mira bën që diabetikët e tipit 2 të reduktojnë përdorimin e insulinës. Lëkura e pulës ndihmon gjithashtu që pula të mos thahet shumë gjatë pjekjes, dhe lagështia e lëkurës bën që të kurseni kaloritë nga marinimi me vaj dhe kripë
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...