Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka u shpreh kundër shpërndarjes së qymyrit për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Në një prononcim për KALLXO.com, Lluka tha se nëse një kërkesë e tillë vie nga bordi i KEK, ajo do të refuzohet nga MZHE.
“Qëndrimi im si Ministër i Zhvillimit Ekonomik është që të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet. Për arsye se ne kemi thënë edhe më herët se duhet ta përmirësojmë ambientin në Prishtinë sidomos. Djegja e qymyrit pa filtër shkakton probleme të mëdha”, tha Lluka
Ai theksoi se punëtorët e KEK tani kanë më pak arsye për kërkim të qymyrit si dhuratë pasi kanë marrë rritje rroge.
“ Reagimet janë të pritshme por duke konsideruar se punëtorëve të KEK-ut i janë rritur rrogat për 100 euro të gjithëve, atëherë kjo pak a shumë e lehtëson atë barrën. Mund të bashkëpunojmë me KEK-un që të gjejmë forma të tjera të zëvendësimit përshembull ndoshta qoftë edhe me subvencione me dru apo diçka të tillë por thëngjilli nga ana jonë nuk do të jetë asesi i pranueshëm”, tha Lluka.
Korporata Energjetike e Kosovës ende nuk ka marrë kërkesë nga punëtorët e saj për shpërndarje të qymyrit që ka qenë praktikë në vitet e kaluara. Ndarja e një sasie qymyrit për të gjithë punëtorët e korporatës në të kaluarën është bërë pas kërkesave të sindikatës së punëtorëve.Megjithatë, sipas KEK, një kërkesë e tillë për këtë vit do të shqyrtohej më në hollësi për shkak alarmit të ngritur për ndotjen e ajrit nga djegja e qymyrit për ngrohje.
Skender Bucolli, zëdhënës në KEK për KALLXO.com tha se një kërkesë eventuale për qymyr nga punëtorët do të shqyrtohej duke marrë parasysh edhe ngritjen e pagave për punëtorët.
“Për sa i përket praktikës së viteve të kaluara për shpërndarjen e qymyrit për punëtore të KEK-ut, në rast se eventualisht paraqitet një kërkesë e tille, ajo gjithsesi se do të shqyrtohet nga aspekti i mundësive financiare të korporatës si dhe vlerësimit te aftësisë blerëse të punëtorëve e cila është ngritur dukshëm falë angazhimit të menaxhementit të cekur më lartë”, tha Bucolli.
Ai po ashtu tregoi se lidhur me një kërkesë për qymyr do të merret pëlqimi i Qeverisë së Kosovës. “Sido që të jetë, duke qenë të vetëdijshëm dhe përgjegjshëm për pasojat negative që ka djegia e qymyrit në cilësi te ajrit, duke përkrah djegien e qymyrit vetëm përmes kaldajave që kanë mundësi të reduktimit të emetimeve të dëmshme, një kërkesë e tillë eventuale do të shqyrtohet vetëm pas koordinimit dhe pëlqimit paraprak nga Aksionari (Qeveria e Republikës se Kosovës)”, tha Bucolli.
Albena Reshitaj, nga task-forca qeveritare për mbrojtjen e mjedisit ritheksoi se vendimi për dhënien apo jo të qymyrit për punëtorë është në dorën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
“Unë do të jem në një takim me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Në periudhën e task-forcës ai është deklaruar se nuk do t’ju jep qymyr falas mirëpo vendim të shkruar nuk kam parë ende. Si task-forcë për uljen e nivelit të ndotjes kemi pasur obligim të kërkojmë prej secilës ministri t’i marrin përgjegjësitë në bazë kompetencave që kanë”, tha Reshitaj.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...