Skena politike në Serbi më nuk është e njëjtë dhe të gjithë votuesit e opozitës tani mund të shpresojnë se ndryshimet mund të ndodhin, thanë themeluesit e aleancës së opozitës, Aleanca për Serbinë para ceremonisë konstituive të dielën mbrëma në Beograd.
Në deklaratën e tyre të përbashkët themeluesit e aleancës thanë se nuk u mblodhën vetëm për të hequr qeverinë e udhëhequr nga Presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresiste Serbe, Aleksander Vuçiq por edhe për të hequr politikën poshtëruese për të gjithë qytetarët serb, transmeton Indeksonline.
“Lufta kundër politikës së varfërisë që po aplikohet nga autoritetet e tanishme, zgjedhjet e lira, mediat e pavarura, investimet në ekonominë vendase, masat për nxitjen e numrit të lindjeve dhe mbështetjen e familjes, kontrollin e origjinës së pronës dhe çështja e Kosovës- nuk ka vend për dallimet tona ideologjike. Kjo jep një shpresë se ndryshimet mund të ndodhin”, thanë zyrtarët e Aleancës për Serbinë në deklaratën e tyre të përbashkët./Indeksonline/
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit