Banorët e Hanit të Elezit ankohen se uji që u vjen në shtëpi nuk është i pijshëm e rrjedhimisht i detyron që të gjejnë alternativa tjera për konsum të ujit.
Por problemet e banorëve të Hanit të Elezit nuk përfundojnë me kaq. Sa herë që ka të reshura shiu, uji në rubinetet e tyre është i përzier me baltë.
Periudha e pastrimit të kësaj gjendjeje zgjat deri në 5 ditë e që këtyre të fundit iu duhet të blejnë ujë për t’i kryer të gjitha nevojat higjienike, raporton KTV.
Ndërkaq, kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, thotë se uji i pijshëm do të mund të përdoret brenda muajve të ardhshëm, pasi që tashmë është gjetur zgjidhja për këtë problem.
Përndryshe, banorët e kësaj qyteze përballen me këtë problem qe nga viti 2010.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...