Ish-ministri i jashtëm i Francës ka vlerësuar se ky opsion ka qenë i përmendur edhe më herët, dhe sipas tij do të ishte ide e mirë nëse pajtohen të dyja palët.
Kouchner ka thënë për BBC se kjo marrveshje do të ishte “përfundim i luftës”, transmeton lajmi.net.
“Kjo ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tash opsion nëse pajtohen të dy palët. Ne mund të themi nse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston. Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës. UInë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re”, ka thënë Kouchner.
Reagime të shumta ka pasur sot gjatë ditës mbi temën e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministra të vendeve kryesore të Evropës kanë pasur qëndrime të ndara sa i përket kësaj teme.
Në njërën anë Gjermania dhe Austria që po e kundërshtojnë fuqishëm këtë ide, e në anën tjetër ministri i jashtëm i Belgjikës ka thënë se marrëveshja varet direkt nga dy vendet.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...