Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë deklaroi se “normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është çelës për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e, jo vetëm të këtyre vendeve, por tërë rajonin”, bëjnë të ditur mediet serbe.
“Kjo qeveri beson se këto dy vende do të duhej të njihnin njëri-tjetrin në kufij aktual”, deklaroi zëdhënësi i MPJ të Britanisë së Madhe, transmeton RTKLive.
Kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, më parë është deklaruar edhe Gjermania, kancelarja Merkel, por që kohëve të fundit ndryshoi paksa qëndrimin, duke sqaruar se përkrah çdo lloj marrëveshje që çon deri te stabiliteti i raporteve mes Kosovës e Serbisë, por që integriteti territorial ka peshën e veçantë.
Ndërkaq këshilltari i Trump-it, John Bolton, deklaroi se SHBA-të nuk ndërhyjnë në korrektimin e kufirit Kosovë-Serbi, kurse BE ka deklaruar se Beogradit e Prishtinës duhet ofruar hapësirë që të arrijnë marrëveshje për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthi...
Rama në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut: Rilindje e nj...
Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard...
Pas dy fitoreve radhazi, Vëllaznimi mposhtet në Gjakovë nga ...
Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drej...