Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ndërsa një breshëri plumbash kallashnikovi janë gjuajtur në drejtim të banesës së gazetares Klodiana Lala.
Në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë fëmijët e gazetares, prindërit dhe vëllai i saj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Në muret e banesës janë gjetur shenjat e dhjetë plumbave.
Nga plumbat mësohet se janë dëmtuar xhamat dhe muret e banesës, ndërsa siç raporton policia po punohet për kapjen e autorëve dhe rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen ‘Bruk’, në rrugën ‘Shkëndija’ është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /FaxWeb
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...