Aktori amerikan gjatë javës e kaluar është shtruar në një spital në Los Angeles dhe ka ndërprerë të gjitha aktivitetet filmike. Kjo ka bërë që njëkohësisht të mund ta humb rastin të interpretojë rolin e Batamanit shkaku edhe i kostos së lartë të sigurimit.
Theksojmë se kjo është hera e dytë brenda vitit, gjegjësisht e treta gjatë jetës së vetë që përfundon në spital për të njëjtat probleme.
“Me shumë mundësi, studioja do ta zëvendësojë atë sepse kostot e sigurimit janë të mëdha”, tha një burim brenda Warner Bros. për “The Wrap”, transmeton Telegrafi.
Ben Affleck ka luajtur deri tani në 3 filma si Batman: “Batman vs Superman: Dawn of Justice”, “Suicide Squad” dhe “Justice League”. Ai është gjithashtu producent i “The Batman”, një film i ardhshëm i Warner Bros.

I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...