Edinson Cavani është emëruar në skuadrën e Paris Saint Germainit për ndeshjen ndaj Angers për herë të parë brenda këtij sezoni në Liga 1.
Sulmuesi mungoi në dy takimet e para të Paris Saint Germainit si pasojë e lëndimit që mori gjatë fitores së Uruguait në Kampionatin Botëror ndaj Portugalisë në muajin korrik, transmeton portali arbresh.info.
Cavani mungoi në humbjen e kombëtares së tij në çerekfinale ndaj Francës.
Lojtari i transferuar së fundmi, Thilo Kehrer është emëruar gjithashtu në skuadrën prej 18 lojtarëve dhe mund të debutoj te gjiganti francez pas arritjes së tij nga Schalke.
Megjithatë, këtu nuk ka vend për Timothy Weah, i cili ishte startues në fitoren ndaj Guingampit vikendin e kaluar./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_English/status/1033055597669871616
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...