Gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, do të vazhdojë më 31 gusht me marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur nga ana e gjykatës.
Në seancën e sotme dëshmitari i mbrojtur u përgjigj në pyetjet e avokatëve të mbrojtjes, ndërsa në seancën e 22 gushtit u mor në pyetje nga ana e Prokurorisë Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dëshmitari i mbrojtur, i cili dëshminë e tij e dha nga një hapësirë tjetër dhe me zë të montuar, disa herë tha se ka qenë në vendin e ngjarjes më 9, 10, 11, dhe 12 prill, ku ka parë një makinë “Golf 3” në disa lokacione të ndryshme, si dhe dy makina tjera.
I pyetur nëse në natën e vrasjes a ka qenë në vendin e ngjarjes, ai e pohoi këtë duke shtuar se i ka parë edhe trupat e personave të vdekur.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Ognen Stavrev, propozoi që deri në seancën e radhës të bëhen hetime mbi makinën e të akuzuarve.
Avokati i të akuzuarve Naser Raufi, pas përfundimit të gjykimit tha se në disa situata ka mundur të konfirmohet se dëshmitari i mbrojtur nuk e flet të vërtetën.
Në seancën e sotme morën pjesë Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri. Ndërsa gjykata edhe zyrtarisht ka filluar procedurën për ekstradimin e të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët ndodhen në Kosovë./Telegrafi/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...