E ardhmja e Lionel Messit te Argjentina është në dyshime për shkak se ylli i Barceonës ka vendosur për të marrë një pushim larg nga detyra me skuadrën kombëtare pas dëshpërimit të madh këtë verë në Kampionatin Botëror në Rusi.
Trajneri i ri Lionel Scaloni nuk do të detyrojë bartësin e fanellës me numër 10 që të marrë ndonjë vendim me nxitim, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka pranuar se nuk ka folur me yllin, por ka thënë se nuk i ka bërë presion për tu rikthyer te skuadra kombëtare.
“Flas me të, por nuk do të diskutoj se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë ai në një konferencë.
“Ne e dimë se çfarë do të thotë ai për ne, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai nuk do të jetë pjesë e kësaj thirrje, ndërsa mbetet më vonë për të parë se çfarë do të ndodhë”
“Ne kemi folur në kushte mjaftë të mira dhe kemi një raport të mrekullueshëm”
Scaloni e kupton qartë se çfarë mund t’i sjellë Messi atij në skuadër, por nuk beson se është e duhur për t’i për presion lojtarit.
Argjentina do të përballet në muajin shtator kundër Guatemalës para ndeshjes ndaj Kolumbisë./arbresh.info/
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...