Presidenti i SHBA Donald Trump sulmoi hetimin e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke e quajtur “një turp kombëtar”.
Zoti Trump e filloi javën e punës të hënën me një varg sulmesh kundër hetimit të zotit Mueller, duke u ankuar se prokurori “është dikush që thjesht po kërkon probleme” dhe se po përpiqet të gjejë nëse Presidenti Trump ka penguar drejtësinë.
Presidenti e quajti zotin Mueller “njeri të diskredituar” dhe tha se “krejt grupi i tij i Banditëve Demokratë të Zemëruar” kishte intervistuar për 30 orë rresht juristin e Shtëpisë së Bardhë Donald McGahn. Ai tha se intervista ishte bërë me miratimin e tij dhe “për qëllime transparence”.
Por agjencitë e lajmeve njoftuan se zoti Trump dhe avokatët e tij personalë nuk e dinë përmbajtjen e plotë të asaj që juristi i tha ekipit hetues të zotit Mueller.
Presidenti Trump shkruante të hënën në Tëitter: “Ata janë duke shijuar rrënimin e jetës së njerëzve dhe refuzojnë të shohin korrupsionin e vërtetë në anën Demokrate – gënjeshtrat, shkarkimet, emailat e fshirë dhe shumë e shumë të tjera! Demokratët e Zëmëruar të Muellerit po kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet.”
Hetuesit e zotit Mueller kanë zbuluar disa raste kontaktesh të fushatës Trump me Rusinë, duke përfshirë një takim në mes të vitit 2016 në Kullën Trump në Nju Jork, ku djali i zotit Trump, Donald Trump, Jr, u takua me një grua që thuhej se ishte avokate e qeverisë ruse që do ofronte materiale inkriminuese kundër kandidates demokrate Hillary Clinton. Nga takimi nuk doli asnjë informacion i tillë kundër zonjës Clinton.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...