Mesa duket ndarja nga Angelina nuk ka qenë fort e lehtë për ish- bashkëshortn e saj Brad Pitt.
Ylli kinematografisë ka rrëfyer se kjo periudhë i ka shërbyer për t’i kushtuar kohë vetes së tij.
52 vjeçari momentalisht po kujdeset shumë për regjimin e tij, madje ka hequr nga dieta edhe alkoolin.
Një gjykatës thuhet se ka urdhëruar Angelina Jolie të lejojë më shumë Brad Pitt të vizitojë gjashtë fëmijët e tyre para se të nënshkruhet një marrëveshje e përhershme.
Sipas raportimeve aktores iu është dashur të bjerë dakord që ti japë ish-bashkëshortit të drejtën për të takuar fëmijët 4 orë kur ata janë në shkollë dhe 12 orë ditët kur nuk janë në shkollë, raporton New York Post.
Divorci i tyre po bëhet gjithnjë e më i vështirë sidomos kur bëhet fjalë për kujdestarinë e fëmijëve.
Javën e kaluar, në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, ylli i Hollywood akuzoi Brad se nuk ka qenë një baba për fëmijët e tij dhe se nuk ka paguar asnjë para për ti mbështetur ata që nga ndarja në vitin 2016.
Por aktori iu kundërpërgjigj duke thënë se i kishte dhënë Jolie 1.3 milionë dollarë për të dhe fëmijët e tyre.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje