Aksident në afërsi të stacionit hekurudhor të Golemit. Një familje me 6 persona u përfshi në një aksident hekurudhor që ndodhi mëngjesin e sotëm te vendi i quajtur Përroi i Agait, në territorin e bashkisë së Durrësit.
Një automjet me targa të huaja që po kalonte mbi shina është përplasur nga treni i udhëtarëve. Në automjet ndodhej një familje mes të cilëve 4 fëmijë, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia e Durrësit bën të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Treni që lëvizte drejt Elbasanit ka qenë me shpejtësi të ulët dhe e ka marrë përpara mjetin për disa metra deri në çastin e frenimit të plotë.
Kalimi i paligjshëm i mjeteve dhe këmbësorëve mbi linjat e hekurta vazhdon të shkaktojë të lënduar e viktima me një kosto të lartë për shoqërinë. Prej vitesh është ngritur shqetësimi për mbylljen e këtyre kalimeve të paligjshme por drejtues mjetesh dhe këmbësorë vazhdojnë t’i përdorin për të shkurtuar rrugë pa marrë parasysh rrezikun e pasigurinë.
Dyshohet se në aksidentin e fundit ka qenë vetëbesimi i tepruar i drejtuesit të mjetit se mund ta kalojë linjën hekurudhore para afrimit të trenit, që ka vënë në rrezik jetët e të gjithë familjarëve që ndodheshin në mjet./Top Channel
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...